Gashi i shokuar me atë që i ndodhi në Washington

Gashi javën e kaluar ka filluar turneun e tij në SHBA, dhe dje artisti pati performancë në Washington, ku mbeti i shokuar me atë që bën publiku.

Këngëtari nga Kosova ka publikuar një video në rrjetin social Instagram nga paraqitja e djeshme dhe kishte shkruar se të pranishmit që ishin aty dinin çdo këngë të tij nga viti 2010.

“Isha i befasuar sa fansa të vërtetë kisha mbrëmë, dinin çdo këngë timen nga 2010 deri në 2020, ndalesa e radhës në Boston”.