Gashi: E papranueshme që aq gjatë të mbetet bosh pozita e Avokatit të Popullit

Komisioni për emërime dhe zgjedhje e propozoi Faton Selamin për Avokat Populli. Mazhoranca qeverisëse ka vota të mjaftueshme për mbështetjen e këtij kandidati, por nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për votim me Badenter.
Kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut zoti Afrim Gashi, i ka ftuar grupet parlamentare të gjejnë vullnet politik dhe ne Parlament ta zgjedhin Avokatin e Popullit. Ne takimin e sotëm me gazetarë ai tha se personalisht do të angazhohet që të gjendet zgjidhje lidhur me këtë çështje, për shkak se bëhet fjalë për institucion të rëndësishëm dhe është e patolerueshme që aq shumë të zvarritet zgjedhja e Njeriut të parë të këtij institucioni.
“Sa i përket procedures, ne kemi bërë gjithçka, që ajo të rrjedh normalisht, por, jemi ballafaquar me vullnetin e partive politike. Ju e dini se duhet të votohet me mazhorancë dhe me Badenterin e madh (20 deputetë të bashkësisve etnike)”, tha kreu i Parlamentit Afrim Gashi, duke shtuar se “Pika është në Rend dite, do ta votojmë që të mund të funksionojë”.