Gashi: BDI-ja poshtëroi gazetarët, madje edhe poltronët e kësaj partie

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka kritikuar BDI-në për favorizimin e gazetarëve nga Kosova e Shqipëria, në ditën e votimit të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Alsat, Gashi tha se BDI-ja poshtëroi gazetarët e vendit, madje edhe ata ma qasje potroniste ndaj kësaj patie.

“Mua nuk më pengojnë gazetarët nga Shqipëria e Kosova kur vijnë këtu dhe raportojnë. Intervistohemi japim deklarata për të gjithë ata. Por, t’i vendosësh në karriket e diplomatëve dhe gjithë ajo të vendoset në kuadër të përkrahjes së një subjekti, mendoj se nuk është në rregull. Mendoj se edhe për ata nuk është mirë, edhe për subjektin që e ka bërë atë nuk është mirë. Por, sidoqoftë i mbetet opinionit ta vlerësojë e ta gjykojë. Ju si gazetarë e keni rolin tjetër, ju duhet të jeni ndërmjetës mes politikanëve dhe qytetarëve, ju duhet të informoni qytetarët çfarë bëjmë ne, ku gabojmë, të na pyesni, e jo të qëndroni në karriket e diplomatëve. Ju kanë poshtëru juve. Më vjen shumë keq që po e përdori këtë dhe shumë gazetarë që edhe këtu kanë qenë, shumë me qasje poltroniste ndaj BDI-së edhe ata i poshtëruan. Së paku duhej t’i ftonin edhe ata. Megjithatë, u mbetet atyre, unë nuk dua të futem në këtë fushë”, tha Gashi në një intervistë për Alsat.