Garë e ashpër mes Dimitrievskit dhe Kostovskit për të kandiduar në Kumanovë

Anketat brenda LSDM-së kanë ngushtuar rrethin për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar komunash, transmeton gazeta LAJM. Burime brenda partisë brifojnë se shumë prej atyre që janë vetëkandiduar, tashmë kanë rënë nga gara.

Garë e ashpër për garën komunale zhvillohet në LSDM-në e Kumanovës. Sipas burimeve partiake, më së miri qendron kryetari aktual, Maksim Dimitrievski, ndonëse një pjesë e udhëheqësisë partiake e favorizon hapur, deputetin Martin Kostovski.

Ndërkohë, në Komunën Qendër nga shtatë kandidatë për kryetar komune, pas votimit në parti, favorit kanë mbetur vetëm tre, kryetari aktual
Sasha Bogdanoviq, Goran Gerasimovski dhe Irinka Sotirova.

Si kandidat i LSDM-së në Strumicë lakohet emri i deputetit Konstandin Konstandinov.

LSDM-ja duhet të zgjedh kandidatë edhe në 50 komuna, ndërsa tashmë ka shpalosur emrat e garuesve për 30 komuna./Gazeta LAJM