Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i është përgjigjur zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, i cili mbrëmë gjatë një tubimi në një lagje të Çairit, ka ironuzuar me problemet që u shfaqën në tubimin e para disa ditëve të “Grupit të Zjarrit”. Grubi i bëri të qeshin të pranishmit në tubim kur ironizoi me Ganiun, duke pyet mos e ndali rrymën ndokush, si dhe a punon mikrofoni. Por, Ganiu në një prononcim për gazetën LAJM, tha se Grubi në vend që të bëjë humor nëpër tubime duhet të jep llogari nëse ka përmbushur obligimet si zv.kryeministër.
“Një zv.kryeministër që del para popullatës duhet të jep llogaridhënie, ndërsa ai del e bën rolin e “Stupcave”. Ka filluar edhe komik të paraqitet dhe kjo është në mungesë të argumenteve. Ironizon me mikrofonin, përmend “Feriden”, ajo i ka mbetur. Investime kapitale nuk ka dhe kjo e sjell një zv.kryeministër të merret me kësi gjëra”, tha Ganiu për gazetën LAJM.






