Ganiu: Edhe një investim kapital në komunën e Çairit (Video)

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe nenkryetari i BDI-se, Izet Mexhiti, moren pjesë në vendosjen e gur-themelit te sallës së re sportive në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”. “Edhe një investim kapital në Komunën e Çairit. Sot vendosëm gur-themelin për ndërtimin e Sallës së re sportive në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”. Salla e re sportive është donacion i ndërmarrjes private “Bruti”, i biznesmenit Nexhat Bruti. Vlera e donacionit: 12.500.000 denarë Qëllimi i ndërtimit të objektit: Avancimi i arsimit dhe në përgjithësi i procesit edukativ, që është mjaft e rëndësishme për shoqërinë. Salla do të mund të shfrytëzohet nga rreth 500 nxënës të kësaj shkolle, në kushte vere dhe të dimrit, me standardet më moderne”, ka shkruar Ganiu.