
Në klipin e tij prezantues tha: “Visar Dërmaku deri në Morinë, Ganiu pa dokument. Visari është një askush hiç a Ganiu është pak më zullumqar. Unë kam kilogramë pak a vjet i kam 30”.
“Me profesion jam universal, pika ime më e fortë, nuk kam pika të dobëta. Gjithmonë e luftoj buzëqeshjen, ka brenga të mëdha por ato i ruaj vetëm për vete”.
“Nëse e marr çmimin e dal i pafytyrë unë nuk kthehem në shtëpi, e rëndësishme është me dal faqebardhë”, theksoi ndër të tjerash.
Krahas tij, në Ferma VIP 2 ka hyrë edhe modelja nga Elbasani, Danela Shima.