Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka mbajtur tubim mbresëlënës me banorët e lagjeve Gam Gam, Qendër dhe Sahat Mëhallë, ku atmosfera ka qenë elektrizuese dhe pjesëmarrja e banorëve ishte e madhe.
Në fjalën e tij, Kasami theksoi se qytetarët e Tetovës tashmë e kanë ndarë mendjen, ndryshimi i vërtetë do të vazhdojë.
Ai falënderoi secilin qytetar për mbështetjen dhe besimin që po i japin vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të barabartë për të gjithë.
“Energjia, dashuria dhe besimi që pamë sonte na japin forcë për të vazhduar me edhe më shumë përkushtim në Kapitullin e Dytë. Tetova s’ndalet!”, deklaroi Kasami pas tubimit.