“Galtier u shpreh jo shumë saktë” – PSG korrigjon trajnerin në lidhje me deklaratën për Leo Messin

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier ka folur në lidhje me Lionel Messin në konferencën për shtyp këtë të enjte, duke konfirmuar largimin e tij.

“E shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint-Germain”, kishte thënë Galtier. Madje ai tha se ishte kënaqësi që ta stërviste lojtarin më të mirë në histori.

Disa orë më vonë, përmes një deklarate për mediat franceze, klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk u shpreh saktë.

“Christophe Galtier u shpreh jo shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Messin dhe PSG këtë sezon”, bën me dije nga PSG.

Lionel Messi është në vitin e fundit të kontratës dhe nga 1 korriku do të jetë lojtarë i lirë.

Argjentinasi ka disa oferta, por rikthimi në Barcelonë është oferta kryesore.