Christope Galtier nuk po e sheh Keylor Navasin si zgjidhje të parë për portën e Paris Saint Germain.
Në një intervistë të dhënë së fundi ai u shpreh se kostarikani do ta ketë besimin e tij vetëm si portier rezervë.
“E di se Navas është i frustruar, por unë i besoj atij si portier i dytë i skuadrës”, theksoi ai
Ndonëse pati performanca të mira që prej ardhjes së tij në “Parc de Princes” nga Real Madridi, duket se gardiani po zhvleftësohet pasi kampionët e Francës tashmë e kanë edhe një tjetër portier klasi në organikë.
Bëhet fjalë për Gianluggi Donnarumma i cili e ka fituar besimin e trajnerit për pozitën e startuesit, të paktën tash për tash.
Mbetet të shihet nëse Navas do të kundërreagojë pas kësaj deklarate të hapur, duke e kërkuar largimin nga klubi.