Futbollistja e Marokut, e para që luan me hixhab në Kampionat Botëror

Mbrojtësja e Marokut, Nouhaila Benzina krijoi një pjesë të historisë së Kupës së Botës për Femra, kur ajo u bë lojtarja e parë e nivelit të lartë që mban ndonjëherë një hixhab gjatë një ndeshjeje në turne.
Benzina, e cila praktikon besimin islam, filloi në qendër të vijës së pasme për Atlas Lionesses kundër Koresë së Jugut në stadiumin ‘Hindmarsh’ të Adelaide, e veshur me veshje tradicionale së bashku me fanellat kryesisht të bardha të ekipit të saj.

Maroku luajti kundër Koresë së Jugut, që u fitua nga marokenet 1:0.

Maroku është në mesin e tetë kombëtareve që kanë debutuar këtë verë në Kampionatin Botëror.