Futbollistët e Ludogorec të maskuar mbërritën në Milano

Epidemia e koronavirusit i ka detyruar futbollistët e Ludogorec të vendosin maska mbrojtëse në aeroportin e Milanos. Sonte në Gjuzepe Meaca do të luhet ndeshja e kthimit Inter-Ludogorec, e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të LE-së. Ndeshja e parë në Razgrad përfundoi 0-2 për italianët.