13 janar 2020- KF Gostivari po tregohet mjaftë aktiv në afatin kalimtar të janarit.
Së fundmi pjesë e tyre është bërë Mirosllav Jovanovski, i cili vjen nga radhët e Pelisterit nga Manastiri.
Ai sot është prezantuar nga kryetari i klubit Vlerim Iseni.
Jovanovski është 28-vjec dhe luan në pozitën e mesfushorit defensiv.
Në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkëndijës, Vardarit, Rabotniçkit, Teteksit dhe Bregallnicës së Shtipit.
“Jemi të kënaqur me përforcimet e deritanishme, por këtu nuk do të ndalemi. Në Gostivar do të ketë edhe risi të tjera. Jemi në bisedime edhe me një sulmues. Të shohim”, i deklaroi kryetari Iseni gazetarit Reshat Ibraimi.
Jovanovski është përforcimi i gjashtë i Gostivarit, pasi deri tani për këtë skuadër kanë firmosur: Musli Lika, Xhemal Esati (FC Shkupi – huazim), Ensar Luma, Besar Rexhepi (Shkëndija – huazim) dhe Hasip Loki nga Drita.
Sport Futboll/Gostivari promovoi Jovanovskin, kryetari Iseni paralajmëron edhe risi të tjera