Fustani i Dua Lipës për “Grammy” u punua për 1500 orë dhe iu vendosën 55 mijë kristale

Përveç çmimit, Dua mori vëmendje edhe me veshjen e saj e cila kishte zgjedhur një fustan jo edhe të zakonshëm, shkruan lajmi.net.

Madje, fustani është punuar posaçërisht për këngëtaren nga marka e njohur “Versace”.

Stilistja e famshme italiane, Donatella Versace ka bërë një postim në rrjetin social Instagram duke zbuluar se sa ka punuar për të krijuar fustanin që Dua mbante veshur në natën e dhënies së çmimeve në “Grammy”.

Fustani rrjetë i Duas kishte marrë plot 1500 orë për tu bërë dhe është i gjithi i mbështjellë në kristale. Këto kristale arritën në një numër total rreth 55,000 mijë të tilla. Një punë kjo e madhe për dukjen e artistes shqiptare në tapetin e kuq të “Grammy Awards”. Ajo tutje uron artisten me famë botërore Dua Lipa, për dukjen e saj të mrekullueshme.

Në të njëjtën kohë edhe Dua përmes një prononcimi për “Entertainment Tonight” ka falënderuar stilisten për fustanin./Lajmi.net/