Fushata serbe ndaj Albinit tani edhe te shqiptarët e MV-së

Shkruan: Arsim Zekolli

Fushata serbe kunder Albin Kurtit vazhdon, tani e perforcuar nga megafonet e politikes Beogradase ne kampin politike Shqiptar ne Maqedoni, Shembull deklarata “Grubi: Kosova ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë! Ali Ahmeti na ka mësuar që marrëdhëniet t’i ndërtojmë në mënyrë institucionale”.

Veq sa per rikujtim dhe qartesim. Kjo deklarate vjen nga Lideri i BDI, parti e formuar nga nje grup Shqiptaresh nga Kercova, Tetova, Dibra qe filluan luften duke u futur nga Kosova dhe pa pelqim dhe perkrahje nga UCK apo udheheqesia e Kosoves. Sa per rikujtim, ishte mu ky veprim i grupit Ahmeti-Xhaferi-Veliu-Ostreni (gjeni nje Kosovar?) qe solli deri te perjashtimi i Aliut nga UC Kosoves dhe distancimi nga udheheqesia. Por, fal propagandes nga miqte e BDI ne LSDM dhe VMRO, mbeti njolla per “agresionin nga protetktorati Kosove” dhe amnestioni per Kercovaret, Dibranet e mire dhe te ndegjushem, sipas kritereve te Kiro Gligorov.

Poashtu, sa per rikujtim, te permendim akuzat e shumta nga Menduh Thaci per importin e “banditave kosovar” nga ana e BDI per te fituar zgjedhjet. Se fundit, kjo akuza ishte para 3 vitesh ne debatin e turpshem Thaci – Nuri Bexheti ne TV Dukagjini.

Edhe poashtu, per rikujtim, vlen te permendim se nje kohe ishte Artan Grubi ai qe si i pari i Zgoihu dhe ne kuader te Rrjetit te OJQ Shqiptare (RrOSH, kujtoj se quhej) ju vardiste Albin Kurtit. Dhe per kete pjese te fajit ka vet Albini dhe predispozicioni i tij per te bashkepunuar me njerez te fames se castit.

Gjithsesi, sa per rikujtim, duhet permendur edhe rastin e Kumanoves ku aktoret e perfshire ishin te njohur si ish-guarda mbrojtese e Ali Ahmetit. Pra, kosovar te importuar serish nga BDI. Qe ne fund ran ne pabesi te “miqve nga lufta” dhe tani lengojne burxheve, pjeserish edhe me kontributr te “miqve nga lufta”.

Gjithsesi te mos harrojme edhe shkuarj-ardhjet parazgjedhore Ali ne Kosove dhe Hashim ne Maqedoni, duke ja krehur shpinen njeri-tjetrit. BDI kishte benefite nga “perzierjet”nga Kosova, por poashtu edhe Gruevski, Zaev, Pendarovski qe ateronin ne Prishtin dhe kerkonin perkrahje ne fitim te votes Shqiptare.

E verteta eshte se Kosova eshte eksploatu pameshirshem nga Aliat, Artanat, Ziadinat, Menduhat dhe Kosova nuk ka fituar asgje nga ky eksploatim. Bile as ato 8km autostrade drejt Bllace. Kush ka perfituar? Klanet serbofile si Devolli, oligarket si Pacolli, sharlatanet si Ramushi, por kosovaret vetem kan shenuar deficit – asnjeher perfitim. Aq sa qe edhe sot konsiderohen si “ata qe po na prishin rahatin, nanen kosovare” qe sot me shum ndegjohet ne zyret e BDI, Aleances se ne ato te LSDM, VMRO.

Shqipfolesit politik per dekada kan perfituar nga analfabetizmi politik PDK, AAK dhe distanca e kujdeseshme nga LDK. Po keta nga BDI, AAsh qe eksploatonin, nuk leshonin rastin per te perbuzur Kosoven – sa per te dok modern, tolerant, bashkepunues dhe prostituizem-gatshem para bashkebiseduesve maqedonas dhe perendimor. Albini nuk ua ndali kete luks, por keta vet e kuptuan se paraqitja e tij i zhveshi ne natyren e vet te vertete – si servila, poltrona dhe njeri me gjysem-identitet Shqiptar. Qe e kamufoljne me imitime theksesh dhe zerime a la Skenderbeg. Albini mund te sundon, Albini mund te largohet, nuk ndryshon gje. Prmitivizmi serviloses i ketyre do mbetet si shenje mbi balle qe i ben te urrejtur dhe perbuzur.