Fushata e BDI-së në objekte shkollore po shqetëson ndërkombëtarët (Foto)

Nga Kumanova kanë arritur reagime në adresë të faqes ku shprehen shqetësime për mosrespektim të “fair play”-it parazgjedhor nga ana e BDI-së. shkak për këto shqetësime është fillimi i fushatës në oborrin e Shkollës së mesme të Ekonomisë në këtë qytet, që konsiderohet si politizim i panevojshëm i arsimit.
Lidhur me këtë një grup të rinjsh kumanovar ka njoftuar edhe përfaqësitë diplomatike në Shkup, prej ku kanë marrë premtime se shqetësimi do t’i përcillet edhe misionit të OSBE-ODIHR-së që do të vëzhgojë zgjedhjet e 15 korrikut.

BDI jo rrallë herë është përmendur si subjekt problematik në raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare për sjelljen e saj si gjatë zgjedhjeve, por edhe ndaj mediumeve. /Info-Sot