Furgonët e Policisë nisen nga Prizreni për t’i dërguar në qeli të ndaluarit për manipulim votash

Automjetet e Policisë së Kosovës, të angazhuar në aksionin policor të zhvilluar sot, janë nisur nga Prizreni duke transportuar mbi 100 persona të arrestuar, në kuadër të aksionit nga Krimet Ekonomike dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, të cilët janë arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave gjatë procesit zgjedhor më 28 dhjetor.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, intervistimi për shumicën e të ndaluarve ka përfunduar, ndërsa ata po dërgohen në qendrat e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

Njëherësh në ora 15:00 është paralajmëruar se Policia dhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do të dalin në konferencë, për t’i konfirmuar të gjitha detajet. /Klankosova.tv