Fundjavat festive “zbrazin” vendin: mbi 43 mijë qytetarë udhëtojnë jashtë brenda pak ditësh

Siç është bërë zakon tashmë, qytetarët e Maqedonisë gjatë fundjavave të zgjatura festive vendosin të udhëtojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave më të reja të MPB-së, mbi 43 000 qytetarë kanë vendosur që festat e Pashkëve t’i kalojnë jashtë vendit. Më të frekuentuara për dalje kanë qenë vendkalimet kufitare Tabanoc, Bogorodicë dhe Bllacë.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, nga 09.04.2026 prej orës 12:00 deri më 11.04.2026 deri në orën 12:00, në vend kanë hyrë 6 279 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 16 764 shtetas të Maqedonisë. Sa u përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, në vendin tonë kanë hyrë 12 075 persona, ndërsa e kanë lëshuar vendin 10 715 persona -MPB
-dalje kanë realizuar 16 764 shtetas të Maqedonisë
Ndërsa, përmes vendkalimeve kufitare Bogorodicë dhe Bllacë, vendin e kanë lëshuar 20 749 shtetas të Maqedonisë.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, nga 09.04.2026 prej orës 12:00 deri më 11.04.2026 deri në orën 12:00, në vend kanë hyrë 2 607 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 10 425 shtetas. Sa u përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, në vendin tonë kanë hyrë 7 770 persona, ndërsa e kanë lëshuar vendin 8 593 persona.
Në vendkalimin kufitar Bllacë, në vend kanë hyrë 5 587 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 10 324 shtetas.
Sa u përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, në vendin tonë kanë hyrë 17 210 persona, ndërsa e kanë lëshuar vendin 8 815 persona.

-nga Bogorodica kanë dalë 10 425 shtetas të Maqedonisë, ndërsa nga Bllaca 10 324 shtetas MPB
Me frekuentim më të ulët kanë qenë vendkalimet kufitare Qafë Thanë, nga ku 2 216 qytetarë e kanë lëshuar vendin, si dhe vendkalimet kufitare Mexhitli dhe Dojran, nga ku kanë dalë gjithsej 3 363 shtetas. Institucionet kompetente u apelojnë qytetarëve të jenë të durueshëm dhe të ndjekin gjendjen në vendkalimet kufitare, në mënyrë që të shmangen pritjet e panevojshme. / Alsat.mk