Fundjava me shi, nga e hëna më ftohtë

Prej nesër deri të hënën, kryesisht në orët e pasdites, do të ketë reshje në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të jetë të shiut, me intensitet mesatar dhe në disa vende, veçanërisht në pjesët perëndimore, do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa të dielën në disa vende edhe mbi 25 litra në 24 orë.

Sipas DPHM, në zonat malore në pjesët perëndimore do të bjerë borë. Të shtunën dhe veçanërisht të dielën në orët e mbrëmjes në pjesët malore perëndimore borë të përkohshme do të ketë edhe në vendet më të larta.

Në fundjavë do të fryjë edhe erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa të hënën erë nga drejtimi perëndimor.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit nga e hëna nga fundi i ditës do të jetë ftohtë me reshje të cilat do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta. Natën drejt të martës do të ketë paraqitje të shiut dhe do të fillojë të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar. Të martën moti do të jetë me erë, ndërsa nga fundi i ditës reshjet do të kalojnë në borë në pjesën më të madhe të vendit.