Fundjava me diell, në male reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Mot me diell do të përqendrohet gjatë fundjavës, me kushte për dukuri të reshjeve të shkurta por të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave të rralla në rajonet malore gjatë orëve të pasdites.

Prej të dielës paradite dhe të hënën do të fryjë erë e përforcuar, me çka temperaturat sërish do të jenë më të ulëta për dy deri pesë gradë.

Prej të hënës pason periudha e motit më stabil me rritje graduale të temperaturave. /MIA