Fundjava e zgjatur stërmbush Kodrën e Diellit

Fundjava e zgjatur ka mbushur Kodrën e Diellit me vizitorë.

Pas festave të fundvitit, shumë qytetarë kanë zgjedhur bukuritë e Sharrit për të kaluar ditët e fundit të pushimit, para se të rifillojnë nga përditshmëria në vitin e ri.

Shumica e skiatorëve ishin nga vendi, por nuk mungonin as nga rajoni, kryesisht Kosova.

“Kemi ardhur sot edhe do rrimë deri të dielën, mirëpritja, koha, sjellja janë perfekte”.

E përpos turistëve , në këtë qendër turistike mund të gjesh edhe plot kurse skijimin, ndër të cilat edhe “Sharr Akademi” të cilën po i përgatisnin garuesit për në garat vendore dhe ndërkombëtare.

“Numërojmë gjithsej 15 garues dhe planifikojmë të marrim pjesë në garat republikane ku kemi paraparë gjithsej 8 gara, gjithashtu kemi edhe garues që na përfaqësojnë në garat ndërkombëtare muaj e kaluar me përfaqësuesen tonë Dina Abdi në Jaurinë të Bosnjës dhe si klub jemi klubi i vetëm shqiptar i regjistruar republikan”.

Në dispozicion të vizitorëve, siç thonë nga ski qendra, përveç kapaciteteve të shumta të akomodimit, janë edhe hotelet “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit” dhe të cilat ofrojnë pako të shumta për akomodim dhe shfrytëzim të ski biletave, shkollë për skiatorë të rinj, hua të pajisjes dhe të ngjashme, si dhe lirime për aranzhime disa ditore në hotele./TV21