Fundjava e parë me masa të lehtësuara, qytetarët anashkalojnë masat për mbrojtje dhe distancë

Vizitorë me makina, çiklistë, alpinistë, prindër me fëmijë dhe kafshë shtëpiake. Moti i ngrohtë mbi 20 gradë i bëri qytetarët e Shkupit të shëtisin nëpër zonat e gjelbra në qytet – në Vodno dhe në parkun e qytetit. Derisa disa bëjnë rekreacion, të tjerët e shijojnë diellin e pranverës. Ajo që regjistroi kamera e Alsat-it në terren kryesisht është në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë – në raport me grupimet dhe mbajtjen e maskave.

“A vini re se ka grupime më masive diku? – Epo, ka, por mendoj se ka një distancë, nuk është aq e frikshme”.

“Ne e respektojmë po, shkojmë në Vodno, në Park, shkojmë me maska, tani do të shkojmë te kryqi, ku nuk ka njerëz, nuk mbajmë maskë”.

“Ne ndjehemi sikur të kemi dalë nga një kafaz, jemi duke marrë frymë fjalë për fjalë. Mbahemi, nëse shohim dikë e ruajmë distancën”.

“Masat varen nga situata epidemiologjike, nëse ka shumë të infektuar të rinj duhet të mbahen. Tani këto ditë ka më pak, akoma nuk është reale por. Unë mendoj se është mirë”.

Ne gjetëm një atmosferë shumë më të qetë në Parkun e Qytetit. Shumë qytetarë nuk mbanin maska ose shalle mbrojtëse për të mbuluar gojën dhe hundën, dhe nuk mbanin distancën e rekomanduar prej dy metrash gjatë shëtitjes. Edhe pse, kishte nga ata që i zbatonin rekomandimet.

“Shoh 4 persona të ulur së bashku dhe nuk më pëlqen kjo. Më mirë është të relaksohemi, por nuk më pëlqen pse nuk jemi të disiplinuar. Unë nuk e kam parë nipin për dy muaj, për të mos e infektuar atë. Tani psikika është një gjë shumë e rrezikshme, filloi të ndikojë në psikikën time, më duhet të dal”.

“Është mirë për njerëzit, por jo edhe për kafshët shtëpiake. Ata u mësuan se duhet të nxirren jashtë në orën 20:30, kështu që është periudhë e gjatë nga 19:00 – 5:00 e mëngjesit. Kjo masë duhet të mbetet”.

Kjo është fundjava e parë më e lirë për qytetarët, pas atyre të kaluarave, kur orët policore zgjasnin nga 2 pasdite deri në 5 të mëngjesit. Për dallim nga ato të mëparshmet, këtë fundjavë ka më shumë liri të lëvizjes – deri në orën 19:00.

Alsat