Fund i përgatitjeve: FC Shkupi kthehet në Shkup

Skuadra e FC Shkupi ka përfunduar qëndrimin 15 ditor në kampin përgatitor që zhvilloi në Antalia të Turqisë.

 

Ndryshe FC Shkupi zhvilloi katër ndeshje kontrolluese në fazën përgatitore, duke regjistruar 3 barazime dhe një disfatë.

 

Fillimisht FC Shkupi luajti baraz përballë ekipit nga Kirgistani Neftchi Kockhor (0-0), barazoi me Çelikun e Bosnjë e Hercegovinës (2-2), ndërsa pësoi disfatë 0-1 nga Feronikeli. Barazoi me rumunët e FC Ripensia Timisoara.

 

Sot (e premte) ekspedita e FC Shkupit është nisur drejt Shkupit, ku ekipi do të ketë disa ditë pushim, që më pas të vazhdojë përgatitjet para fillimit të sezonit pranveror.

Shkupi ndeshjen e parë të sezonit pranveror e luan në Çair me 16 shkurt kundër Borecit të Velesit, me fillim në orën 14:00./fcshkupi/