Ftohtë me reshje shiu e bore, njihuni me surprizat e motit

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga -2 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë nga  drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë Celsius.

Deri të dielën do të kemi mot të ndryshueshëm dhe të ftohtë. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Veçanërisht temperatura të ulëta në mëngjes, që në disa vende do të jenë edhe -10 gradë. Rritje graduale të temperaturave pritet prej të hënën.