Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga -2 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë Celsius.




