Dy ditët e fundit ka ndodhur një ftohje në raportet mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, kurse “mollë sherri” është bë vendimi i Komitetit Ekezekutiv që të ja marë titullin “Kryetar Nderi” ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njoftojnë burime partiake.
Sipas tyre, BDI e ka përjetuar rëndë këtë vendim, duke e vlerësuar si goditje ndaj “politikave të suksesshme 10 vjeçare që kanë zhvilluar me Gruevskin si partnerë qeveritarë”. Pas këtij vendimi, meret vesh se janë ndërpre edhe negociatat mes dy partive për formim eventual të koalicionit qeveritar.
Pas zgjedhjeve BDI e konsideronte VMRO-DPMNE-në si subjekt të barabartë me LSDM-në për formim të Qeverisë, duke i numëruar në konton e Mickovskit edhe dy deputetët e Levicës.
Ekspertët shqiptarë shpresojnë se ftohja e raporteve BDI-VMRO-DPMNE mund të zgjasë edhe më tej, nëse Gruevskit nuk i kthehet titulli “kryetar nderi”. Lidhur me informacionet për ftohje të raporteve, BDI dhe VMRO-DPMNE mund të prononcohen gjatë ditës së nesërme.
Maqedoni Ftohen raportet VMRO-BDI pasi Mickovski ia mori Gruevskit titullin “kryetar nderi”