Ftesa e Hoxhajt për debat me Kurtin ishte sa për një spektakël mediatik

Ramazan Bekteshi

Thirrja, për ballafaqim nga Hoxhaj, në pamje të pare duket si një thirrje e guximshme, sepse të ballafaqohesh me Kurtin në debat nuk është pune e lehtë për shkak të shkathtësive të tij të veçanta oratorike e intelektuale, dhe e kaluara a ka treguar ketë përvoje, se kush ka hy në betejë me Albinin ka dalë kokulur.

Edhe pse kam respekt për Hoxhajn, kërkesa e tij është surrealiste për vetë faktin se ai kërkon një seri debatesh. Pyetja është pse disa debate, nëse punët mund të sqarohen edhe me një debat të vetëm konstruktiv. Pra, ftesa është spektakolare, sepse te ne nuk kanë ndodhur asnjëherë më pare të zhvillohen pesë debate rresht nga dy kundërshtarë politik (pos në Amerikë).

Hoxhaj, për t’ia rritur nëmim vetes dhe partisë së tij në mënyre bravuroze e plot zhurmë në media, mundohet ti siguroj vetvetes një spektakël mediatik, pra një kapiten nga liga e tretë kërkon të sfidoj kapitenin e ligës së parë. Realisht këto duele nuk ndodhin për shkak: (1) niveleve të ndryshme, partia e Hoxhajt është katandis në vendin e tretë nga vendi i parë dikur (2) debatet nuk i përcakton një individ në mënyrën dëshirore, por një institucion, apo një media e pavarur, që ajo i përcakton kriteriumet e debatit, (3) Hoxhaj është i vetëdijshëm se një gjë e tille është e pamundur të ndodh për shkak të degradimit të partisë së tij. Albini ka përparësi jo vetëm për shkak të aftësive të tij por edhe për shkak të keq qeverisjes dhe abuzimit te partise se Hoxhajt pa ia nda, si me financa, me investime, me privatizimin, me marrëveshje shtetërore të dëmshme për shtetin, me heshtjen e turpshme të partisë dhe vete Hoxhajt kur lideri i tyre kërkonte këmbime territoresh me Serbinë, dhe të gjitha këto do ti jepnin një shansë ideale për sulme të pandërprera kundërshtarit te tij, në këtë rast Kurtit.

Edhe përgjigja e Kurtit ishte po ashtu spektakolare, sepse la të kuptohet sikur i tha Hoxhajt: rritu pak, para se te takohesh me mua, sepse ende je i vogël. Ky refuzim dhe ky komoditet i Kurtit e bënë më absolut atë në arenën politike kosovare, duke i shkaktuar Hoxhajt edhe një disfate në një spektakël që nuk ndodhi kurrë por që e nisi vetë ai.

Rritja e LVV në vazhdimësi, humbja e bastionit të LDK-ës, Podujevës, sikur i ka vënë në panik të llahtarshëm kundërshtarët politik të Kurtit, sepse ata edhe nëse bashkohen të gjithë së bashku mbeten serish të vegjël, sepse ata do të detyrohen sërish të thirrin në ndihmë Serbskën me turp si përherë.