Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, Jasper Jeffers ka deklaruar se Kosova është zotuar për të dërguar trupa me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka sqaruar se cili pritet të jetë misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë vend.
Sipas tij, FSK do të përfshihet në tre deri katër misione kryesore, që përfshijnë kërkim-shpëtimin, mjekësinë ushtarake, logjistikën, mbështetjen civile dhe sigurinë perimetrike.
“Dje i kam analizuar krejt departamentet mbi marrëveshjen, një dokument 40-50 faqe, aty Kosova ka me dërgu FSK më shumë në tri-katër misione, që është kërkim-shpëtimi, mjekësia ushtarake, logjistika, mbështetje civile dhe siguri perimetrike. Kjo siguria perimetrike ish aspekti për me siguru zhvillimin e punimeve, ish interesant sepse vendi i parë që ka me u vendos FSK ishte Rafa, njëra prej zonave më të ndjeshme, dhe një prej zonave që ka pas më së shumti luftëra, bombardime dhe gjithashtu ka më së shumti tunele, qka ka diçka që ishte interesant është që FSK do përfshihet në deminim, për shkak të përvojës që kemi pas nga lufta, edhe ndihmën që e kemi pas prej NATO-s, dhe FSK për shkatërrimin e tuneleve ka me u përkujdes”, tha Krasniqi. /Klankosova.tv
Ndiqni shpjegimin e plotë, në videon e mëposhtme:



