Kosovë-Shqipëri FSK-ja publikon pamje nga Njësia e Operacioneve Speciale, Osmani: Krenaria, nderi dhe...

FSK-ja publikon pamje nga Njësia e Operacioneve Speciale, Osmani: Krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamje të reja nga Njësia e saj e Operacioneve Speciale, e cila cilësohet si një ndër njësitë më të përgatitura dhe të stërvitura sipas standardeve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se kjo njësi është e gatshme për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit.

“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë”, thuhet në përshkrimin e FSK-së.

Njësia e Operacioneve Speciale është ndër formacionet elitare të FSK-së dhe ka rol kyç në misionet e ndjeshme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendi.