FSK-ja në Turqi tregoi sa e fortë është Kosova

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u kthyen nga Turqia pasi shkuan atje për të shpëtuar jetë nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit.

Për të gjitha këto të mira që ushtarakët bënë për 15 ditë, u nderuan me medalje Presidenciale Ushtarake nga komandantja e tyre supreme. Ajo tha se përpjekjet humanitare të ushtrisë kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve.

Për mbështetjen e ofruar, si nga ana materiale e morale, ambasadori i Turqisë në Kosovës falënderoi autoritetet kosovare, derisa edhe vetë ushtarakët ishin të kënaqur e madje edhe të emocionuar për medaljet që iu ndanë.