‘Fshesa’ e Kurtit futet në Postën e Kosovës, pritet shkarkimi i drejtorit?

Shumë shpejt, Xhevdet Smakiqi, nuk do të mund të ushtrojë detyrën drejtorit të Postës së Kosovës.

Kjo pasi që Smakiqi pritet të shkarkohet nga bordi i kësaj ndërmarrje.

Media ka mësuar se bordi i ri i emëruar nga kryeministri, Albin Kurti, pritet të largojë atë nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Postës.

Smakiqi ishte emëruar ushtrues i drejtorit të Postës në mars të këtij viti nga bordi i atëhershëm.

Smakiqi para se të ushtronte këtë detyrë ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion, derisa, në nëntor të vitit 2020-të u emërua si ushtrues detyre në pozitën e kryeshefit të postës.

Ai poashtu kishte lidhje edhe me politiken.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, Smakiqi kishte qenë kandidat për deputet nga radhë e Nismës.

Mirëpo qytetarët nuk ia kishin besuar atij votën që të ulej në Kuvendin e Koosvës.

Smakiqi kishte marrë vetëm 1 mijë e 328 vota në zgjedhje.