Frosina Remenski dorëzoi kandidaturën për kryetare të LSDM-së

Frosina Remenski sot ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të LSDM-së.

“Këtë vendim e kam marrë duke pasur parasysh gjithë aktivizmin tim shoqëror, politik dhe partiak në ditët dhe kohët kur LSDM-ja po përballej me një situatë të vështirë opozitare, kur merrte vendime serioze shtetformuese dhe kur ne luftonim për të ruajtur unitetin në parti”, deklaroi Remenski.

Ndryshe, zgjedhjet brendapartiake në LSDM do të mbahen me 12 dhjetor. LSDM pritet të zgjedh liderin e ri pas dorëheqjes së kreut aktual Zoran Zaev, ndërsa pas zgjedhjes së liderit, pritet të zgjidhet edhe kryesia e re e partisë.

Për sot, dorëzimin e kandidaturës e ka paralajmëruar edhe Dimitar Kovaçevski.