Frenkie de Jong: Lojtarët e Barcelonës duhet të përshtaten me Messin

Barcelona ka në radhët e veta lojtarin më të mirë në botë aktualisht, dhe ndoshta më të mirin në histori të futbollit. Kjo gjë duket se nuk ka vetëm të mira.

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, ka bërë të ditur se të gjithë lojtarët e Barcës duhet të përshtatën me stilin e lojës së Lionel Messi.

“Kur ke Messin në skuadër, sigurisht se ke lojtarin më të mirë në botë në skuadrën tënde”, ka thënë De Jong për faqen zyrtare të ‘UEFA’, transmeton lajmi.net.

“Provon të kesh atë në pozitat më të mira për të bërë diferencën dhe mendoj se ne duhet t’i përshtatemi atij. Kur ai pranon topin në një pozitë ku mund të bëjë diferencën, ai do ta bëjë për ty, gjithmonë”, shtoi mesfushori.

Barcelona ka ngecur pakëz në lojën e saj këtë fillim sezoni, duke mbetur tashmë në pjesën e dytë të tabelës, pas humbjes ndaj Real Madrid. Stili i Ronald Koeman nuk e sheh Messin të shënojë shumë gola.