Franca regjistron mbi 400 arrestime, ndërsa që nga fillimi i sezonit janë raportuar 14.000 zjarre

Nunez u tha gazetarëve se që nga fillimi i sezonit të zjarreve janë regjistruar 14.000 zjarre dhe theksoi se forcat e sigurisë së brendshme kanë kryer 402 arrestime për zjarre “që ose u vunë qëllimisht ose nisën aksidentalisht”.

Ai bëri të ditur se mes të arrestuarve ishin 156 të mitur, ndërsa 36 persona u vendosën në paraburgim.

Zjarret pyjore në departamentet Gironde dhe Aude u vunë nën kontroll, megjithëse departamenti Var vazhdonte të përballej me vatra aktive zjarri.

Nunez theksoi se zjarri që vazhdon në këtë departament është “zjarri pyjor më i gjatë i regjistruar ndonjëherë në Var”, pasi ka vijuar për 15 ditë.

Ai shtoi se 1.250 zjarrfikës mbeten të angazhuar për luftimin e zjarrit, të mbështetur nga dy avionë Canadair për hedhjen e ujit dhe dy helikopterë për ndërhyrje me ujë.

Niveli i alarmit për zjarret në Gironde u ul nga i kuq në portokalli.

© SYRI.net