Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka konfirmuar para Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork se Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar vales se vendeve qe kane marré kete vendim javet e fundit.
Ne fjalen e tij, Macron theksoi se koha ka ardhur per t’i dhënë fund luftës ne Gaza dhe për të liruar 48 pengjet e mbetura në duart e Hamasit. “Bota eshte vetëm disa momente larg nga humbja e mundesisë per paqe. Nuk mund te presim më,” u shpreh ai.
Kreu i Elysee-s denoi sulmet e 7 tetorit, por shtoi se
“asgjë nuk justifikon luftën qe vazhdon”, duke theksuar se e vetmja zgjidhje eshte krijimi i dy shteteve që bashkëjetojnë ne paqe.
Macron propozoi gjithashtu ngritjen e nje administrate tranzitore ne Gaza, te udhehequr nga Autoriteti Palestinez, qe do te ketë për detyrë çmontimin e Hamasit. Ai deklaroi se Franca eshtë e gatshme të kontribuoje ne nje mision stabilizues, duke hapur mundësinë e një pranie nderkombëtare sigurie në territor. Megjithaté, Macron sqaroi se ambasada franceze ne shtetin palestinez do të hapet vetëm pasi të arrihet armëpushim dhe te lirohen te gjithe pengjet.