Franca ka zhvendosur aeroplanmbajtësen e saj Charles de Gaulle drejt jugut të Detit të Kuq dhe më tej në drejtim të Ngushticës së Hormuzit, në kuadër të një nisme ndërkombëtare për garantimin e sigurisë së lundrimit në një nga korridoret më strategjike detare në botë.
Anija luftarake ka kaluar përmes Kanalit të Suezit dhe është pozicionuar në zonën e Detit të Kuq, nga ku pritet të qëndrojë në gatishmëri për një mision të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit.
Ky dislokim është pjesë e një plani të udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, me mbështetjen e më shumë se 40 vendeve, që synon të garantojë lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar në rast përshkallëzimi të situatës në rajon.
Rajon-Botë Franca niset të “hapë” Hormuzin, aeroplanmbajtësja kalon Kanalin e Suezit



