Fotografi të Ismail Qemalit dhe të Hashim Thaçit janë vendosur në muret e Kuvendit të Kosovës pak para se të nis seanca solemne me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Disa të rinj kanë vendosur këto fotografi, në të cilat shkruhet: “Heronjtë e Kombit, Shpallësit e Pavarësisë”, ku shihet edhe flamuri kombëtar, raporton Zeri.info.
Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aksion simbolik, i cili deri më tani nuk dihet nga kush u bë. /Zëri





