Ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, dje është sulmuar nga autorë të panjohur deri më tani, raporton TV21.
Prandaj ai sot nuk u paraqit në seancën gjyqësore për rastin “TNT”, pas çka gjykata urdhëroi që Trajkovski të paraqitet në gjykatë për një orë ose për ndryshe do të sillet nën përcjelljen e policisë.
Ndërkaq nesër është dita e fundit e gjykimit për rastin “TNT”, pasi që skadon mandati i trupit gjykues dhe nëse nuk arrihet aktgjykimi çështja do të fillojë nga fillimi.
Fotografitë që siguroi TV21 nga avokati i të akuzuarit