Foto shqetësuese të Justin Bieber nxisin dyshime për përdorim të substancave narkotike

Pamje të reja nga Justin Bieber kanë ngjallur shqetësime në rrjetet sociale, pasi fansat vunë re një objekt që ngjante me një bong në sfondin e disa fotografive që ai postoi nga një studio muzikore në male.

Në njërën prej tyre, Bieber dukej se po e përdorte pajisjen, ndërsa në një tjetër, ajo ishte e vendosur pranë tij në verandë.

Këngëtari i hitit “Sorry”, 31 vjeç, ndodhej i shoqëruar nga miqtë, përfshirë këngëtarin australian Eddie Benjamin, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Hailey, 28 vjeç, ndodhej në Miami. Në rrjet, fansat komentuan hapur për objektin e dyshimtë, duke kritikuar Bieberin për sjelljen dhe ndikimin e tij ndaj të rinjve.

Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me spekulime për përdorim droge. Në mars dhe shkurt ai u pa në situata të ngjashme, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë mohuar me vendosmëri përdorimin e substancave të forta, duke thënë se Bieber është në një fazë të mirë të jetës.

Vetë artisti ka folur më parë për betejat me varësinë dhe ka pranuar se në adoleshencë ka abuzuar me marihuanë dhe alkoolin. Ai ka shtuar se ka lënë përdorimin pas për të përmirësuar shëndetin dhe jetën e tij.