Foto sa një mijë fjalë: Harun Aliu ishte figurë qendrore e UÇK-së, Ali Ahmeti ishte në qosh!

Kjo foto daton nga janari i vitit 2000. Aty janë Harun Aliu-Komandant Kushtrimi, Jonuz Musliu, Murat dhe Xhemal Jashari- vëllezërit e komandantit legjendar Ismet Jashari-Kumanova dhe figura tjera, kurse krejt në qosh siç e shihni është kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti. “Fotografia tregon se figurë kryesore e UÇK-së ishte Harun Aliu-Kushtrimi, por si ndodhi ndryshimi i mëvonshëm që dikush nga qoshi të vijë në kreun e UÇK-së askush nuk e din”, thonë bashkëluftëtarë të tij. Në këtë takim, ku thuhet se është sjellur vendimi për luftën në Maqedoni e Preshevë, nuk vërehen askund Fazli Veliu e Musa Xhaferi, që më vonë u ngritën në figura të rëndësishme të BDI-së. Harun Aliu moti kohë është likuiduar në rrethana misterioze, në kohën kur Ali Ahmeti ishte në kulmin e pushtetit, kurse në deklaratat e tij të fundit ka lënë pak gjurmë se kush mund të qëndrojë pas likuidimit.