Foto nga veprimtaria e hershme e Musa Xhaferit dhe Xhavit Halitit (Foto)

Përkrahësit e Musa Xhaferit në BDI kanë postuar një fotografi të hershme të Musa Xhaferit dhe Xhavit Halitit në një nga protestat e shqiptarëve të organizuara në perëndim. Edhe pse nuk është shënuar viti i fotografisë vërehet qartë se ajo është para 30 e më shumë viteve. Përkrahësit e Musa Xhaferit këtë fotografi e kanë postuar me porosinë se “kur ka vepruar Musa Xhaferi, Artan Grubi nuk ka qenë as i lindur”.