FOTO LAJM: Çfarë lanë pas studentët e diplomuar të “Nënë Terezës”?

Sot ka diplomuar gjenerata e parë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Në mungesë të një objekti vetanak, ceremoninë e mbajtën në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Por, vapa e madhe bëri që shumica prej tyre të përdornin letra për t’u freskuar dhe shishe të mbushura me ujë.

U kujdesën për ta freskuar veten, por jo edhe për të mbrojtur mjedisin jetësor.

Shishe dhe letra në tokë, është pamja që karakterizon Sheshin “Skënderbeu” pas ceremonisë së diplomimit.