FOTO/ Arrestohet babai i aktores së njohur, ushtronte dhunë në familje

Sipas një raporti policor të publikuar nga “Dailymail”, babai i aktores amerikane Lindsay Lohan është arrestuar nga policia me akuzën se ka ushtruar dhunë në familje.

Ish-gruaja, Kate Major, e ka akuzuar Michael Lohan duke pretenduar se ai do ta sulmonte në shtëpinë e saj.

Major, e cila bëri kërkesën për ndarje nga Lohan pas një viti martesë në 2015-ën, deklaroi se partneri kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Sipas saj, Lohan kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

ImageImage

Image