19-vjeçari që përplasi kalimtaren 30-vjeçare mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë është Jehon Breçani.
I riu është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
E plagosura është në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi goditja ka humbur një këmbë për më tepër që ajo ka qenë edhe shtatzënë.
Policia tha se i riu është shoqëruar në Komisariat deri në sqarimin e rrethanave. ©LAPSI.al