Aksident i frikshëm në Thumanë-Lezhë, makina ndahet në dysh nga barriera mbrojtëse

Drejtuesi i mjetit “Wolkswagen” një i ri ka shpëtuar mrekullisht në një aksidenti të rëndë dhe të frikshëm. Ngjarja është shënuar në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur. Siç shihet në pamjet nga vendi i ngjarjes, makina është ndarë pothuajse në dysh nga barriera mbrojtëse e autostradës.

Mësohet se mjeti tip “Wolkswagen” me drejtues shtetasin A.B., 23 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Sipas policisë i riu që drejtonte mjetin ka pësuar shumë dëmtime serioze por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./A2CNN