Foshnja e parë që ka lindur në vitin 2022 në kantonin e Firbourgut në Zvicër, është vajzë e lindur nga prindër shqiptarë.
Mevedete Fejzullahu u lind më 1 janar në orën 00:18 dhe është fëmija i tretë në familje.
Nëna e saj, Almira dhe babai Lulzimi jetojnë në Murten. Me lindjen e Mevedetes, çifti shqiptar zgjeroi familjen në tri vajza, pasi ata më herët kishin edhe dy vajza të tjera, Lauren 3 vjeç dhe Elenën një vit e gjysmë.
Mevedetja e vogël është fëmija i parë që pa dritën në repartin e maternitetit të spitalit kantonal në Fribourgut, përcjell albinfo.ch.
Mevedetja peshon 3.750 kilogram dhe është 49 centimetra e gjatë./Albinfo.ch