Forum për zhvillimin e Xixang-ut

Në Pekin po mbahet :Forumi i Zhvillimit të Xizang-ut të 2023 i cili është bashkorganizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës dhe qeveria popullore e Rajonit Autonom të Xizang-ut. Tema e forumit është “Epoka e re, Xizang-u i ri, udhëtimi i ri – Një kapitull i ri i zhvillimit me cilësi të lartë të Xizang-ut dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut

Duke iu drejtuar këtij Forumi, presidenti kinez Xi Jinping-u shprehu shpresën që, në rrugëtimin e ri të modernizimit të stilit kinez, Xizang-u do të zbatojë në mënyrë të plotë, të saktë dhe gjithëpërfshirëse konceptin e ri të zhvillimit e do të përshpejtojë promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, duke bërë përpjekje që të kthehet në një Xizang të ri modern socialist të bashkuar, të begatë, të qytetëruar, të harmonishëm e të bukur dhe që banorët e tij të kenë një jetë më të mirë dhe më të lumtur.