Formula 1, Grand Prix i Holandës shtyhet në vitin 2021

Grand Prix i Holandës (Dutch Grand Prix) në Kampinonatin Botëror të Formula 1 është shtyrë për në vitin e ardhshëm për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë në faqen e internetit të garës thuhet se si përfundim i bisedimeve mes Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve (FIA) dhe administratës së Formula 1, Grand Prix i Holandës nuk mund të zhvillohet këtë vit.

Lidhur me garën e shtyrë më parë pa afat thuhet se është vendosur që gara të zhvillohet në vitin 2021.

Grand Prix i Holandës ishte përfshirë për herë të parë në kalendarin e Formula 1 që nga viti 1985 e deri më sot.

Për shkak të pandemisë në sezonin 2020, deri më tani janë shtyrë ose anuluar 10 faza të garës.

Pritet që sezoni i Formula 1 të fillojë më 5 korrik me garën në Austri.