Formacion sulmues i Shqipërisë ndaj Serbisë

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Serbisë.

Ndeshja Shqipëri – Serbi fillon nga ora 20:45 dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm.

Në portë është Thomas Strakosha. Në mbrojtje janë Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj.

Mesfusha përbëhet me Juljan Shehun, Kristjan Asllanin dhe Qazim Laçin.

Sulmit i prijnë Rey Manaj, Armando Broja, dhe Arbër Hoxha.