Forcohet krahu i Izet Mexhitit në BDI, fitojnë edhe një deputet, ja emri!? (Foto)

Krahu i BDI-së i udhëhequr nga nënkryetari Izet Mexhiti, si duket sa vjen e forcohet. Mbështetësit e këtij krahu, që është në kundërshtim të hapur me krahun e zv.kryeministrit Artan Grubit, sot janë forografuar bashkë me deputetin Ismail Jajoski dhe fotografinë e kanë postuar në FB, shkruan gazeta Lajm. E fotografia, ku janë edhe Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, është shoqëruar me komentin e shkurtë, por mesazhpërmbajtës: “Bashkë…”.